Diskutime në Kuvend për ndryshimet në Rregullore, PS propozon kufizimin e fjalës së deputetëve, opozita kundërshton

Me firmë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi është mbledhur sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar projektvendimin që parashikon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.
Sipas propozimit të PS, koha e diskutimit për deputetët në seancë plenare pritet të reduktohet nga 10 në 5 minuta.
Gjithashtu, drafti parashikon që projektligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me normat e Bashkimi Evropian të miratohen me procedura më të shpejta dhe pa diskutime të gjata, një ndryshim që ka ngjallur kundërshti nga opozita.