Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, përplaset makina me motorin, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet i drejtuar nga një 50-vjeçar me iniciale Z. H., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 28-vjeçari A. T.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
/rtsh.al/