E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, 58-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë ku shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë ka aksidentuar këmbësoren, M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›