E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga lartësia. Humbin jetën dy shtetas të huaj dhe plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të qendrës tregtare TEG, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga një lartësi në korsitë e autostradës.

Si pasojë e aksidentit dy personat që ndodheshin në betoniere, shtetas të huaj kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër, që ndodhej në makinën me të cilën u përplas betonierja ka mbetur i plagosur.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

–M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›