E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në itali/ Automjeti përplas për vdekje shqiptarin në trotuar

Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit makina ka përfunduar në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit.

Dalja e tyre jashtë makinës është bërë pas ndërhyrjes nga Zjarrfikësja e Firences. Falë tyre është bërë i mundur nxjerrja e babait dhe djalit të tij 26-vjeçar. Ndërsa dy këmbësorët e përplasur ishin në gjendje të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›