Aksident i rëndë në rrugë, humb jetën pasagjeri

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mesnatën e së enjtes në aksin Kllokot-Viti në Kosovë.
Mediat në Kosovë raportojnë se viktima ka qenë pasagjer në mjetin që dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
Zëdhënësi i Policisë tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku, në vendin e ngjarjes.
Hashani tha se shoferi i automjetit ka pësuar lëndime dhe se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi do të dërgohet në burg”, shtoi ai.