Aksident në Kosovë, tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.