Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua në orët e pasdite të së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. Nga raportimet paraprake mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin fatal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është identifikuar njëri nga personat që ka humbur jetën.
Sipas uniformave blu, ai është Larjo Hoxha. Personi i dytë që ka vdekur nga aksidenti fatal është ende i paidentifikuar. Dyshimet e para për aksidentin është shpejtësia përtej asaj të lejuar, raporton TCH. Aksi rrugor Fushë Krujë – Lezhë është segmenti rrugor ku shkaktohen më shumë aksidente. Specialistët fajësojnë mungesën e sinjalistikës rrugore, ndërsa policia shpejtësinë e madhe./Indeksonline/