Karzai: SHBA-ja negocion me talibanët

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka thënë se përfaqësuesit e talibanëve janë duke zhvilluar bisedime “në baza ditore” me Qeverinë e SHBA-së në “vende evropiane dhe të Gjirit”, pavarësisht faktit se talibanët kanë raportuar ndërprerjen e kontakteve me SHBA-në vitin e kaluar, raporton International The News i Afganistanit. Ai po ashtu ka thënë se talibanët vazhdojnë të kryejnë sulme anembanë Afganistanit “për të treguar fuqinë e tyre para Shteteve të Bashkuara”.
SHBA-ja nuk i është përgjigjur ende deklaratave të Karzait.
Krerët talibanë refuzojnë të bisedojnë me qeverinë afgane./Indeksonline/