E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rende trafiku ne Gremnik te Klines

Nje i vdekur dhe shtate te lenduar eshte bilanci i aksidentit te rende qe ka ndodhur ne fshatin Gremnik te komunes Klines nderkohe qe nje person eshte arrestuar lidhje me rastin.

Policia rajonale e Pejes ka bere te ditur se aksidenti ka ndodhur mbreme rreth ores 21.30.

Ne kete aksident kane qene te perfshire dy vetura dhe nje traktor me rimorkio. Sipas hetimeve te para dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasesi i traktorit ishte ndaluar ne rruge duke mos u siguruar me shenja sinjalizuese per te treguar ndaljen. Ngasesi i vetures i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin e njejte godet rimorkion e traktorin mbrapa pastaj ndeshet edhe me veturen e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi i kundert ka thene Zeqir Kelmendi zyrtar per media.

Ne kete aksident ne vendin e ngjarjes ka vdekur nje person i moshes rreth 73-vjec nga komuna e Rahovecit ndersa lendime trupore kane pesuar shtate persona nga dy veturat te perfshire ne aksident te cilet jane derguar ne Spitalin e Pejes per trajtim mjekesor.

Ngasesi i traktorit rreth 22-vjec nga fshati Kerrnice i Klines eshte arrestuar dhe me urdher te prokurorit eshte ndaluar ne ndalimin policor raporton KosovaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›