E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e stabilizoi rajonin

Njohja e pavaresise se Kosoves ka qene nje nder temat me te diskutuara ne takimet e Ministrit te Jashtem te Shqiperise Edmond Haxhinasto me homologe te tij nga vende te ndryshme te botes.

Ne vijim te qendrimit te tij ne New York ne kuadrin e pjesemarrjes ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara Haxhinasto u takua me Kryetarin e delegacionit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Omanit Sayyid Badr bin Hammad Al Busaid. Gjate takimit bashkebiseduesit shkembyen pikepamjet dhe mendimet e tyre lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Haxhinasto shprehu besimin se pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKBse vendet e ndryshme do te reflektonin pozitivisht duke e njohur edhe formalisht kete realitet te pakthyeshem duke dhene keshtu nje kontribut te vyer jo vetem per popullin kosovar por edhe per stabilitetin e prosperitetin e gjithe vendeve te rajonit.

Nga ana e tij Al Busaid u shpreh i gatshem per te pritur ne nje takim ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves njofton Strat. Gjate takimit u shpreh kenaqesia per marredheniet e mira ekzistuese midis dy vendeve dhe u nda mendimi per nevojen e intensifikimit e konkretizimin e metejshem te tyre ne te gjitha fushat me interes te perbashket.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›