E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër–Virua, në segmentin Ura e Lumit–ish-Divizioni Ushtarak.

Tre automjete janë përfshirë në përplasjen automobilistike, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe radhë kilometrike automjetesh në të dyja drejtimet.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me gjendjen e personave të përfshirë në aksident.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›