Aksident i trefishtë në autostradën Laç-Fushë Krujë, plagosen rëndë 7 persona
Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen e 7 personave është regjistruar përgjatë autostradës Laç-Fushë Krujë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe 2 automjeteve, ( një tip Pasat e një Fiat), ku si rezultat i përplasjes mes tyre janë plagosur rëndë shtate persona identitetet e të cilëve nuk dihen ende, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.