Rama i gatshëm për debat: Kryeministri smund të fshihet pas barcaletave
Shqiptarët meritojnë një debat mes lidervë të dy forcave politike kryesore në vend. Kështu ka deklaruar shefi i opozitës Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët në udëtimin me autobusin e Rilindjes drejt qyetetit të Vlorës, ku do të prezantojë edhe listën e deputetëve për këtë qark, të kryesuar nga vetë ai. Rama theksoi se ai ka qenë I gatshëm prej kohësh dhe se Kryeministri nuk mund ti ikë përmes barcaletave që sbëjnë më askënd për të qeshur.
Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes Kryeministrit në ikje që prej 8 vitesh po rrënon Shqiërinë dhe meje që përfaqësoj Aleancën për Shqipërinë Europinane përmes programit të Rilindjes. Mbetem unë që Kryeministri ti përgjigjet ftesës, ska asnjë mundësi që ti iki kësaj ftese dhe të bëjë barcaleta nga ato banalet që sbëjnë të qeshin askënd tha ai.
Kreu i PS ka qenë në një linjë me partnerin më të ri në koalicion, Ilir Meta, sa i përket premtimit të Berishës për heqjen e vizave me SHBA, duke e vlerësuar një tentativë për ti shpëtuar votës së shqiptarëve në 23 qershor.
SHBA ja ka hequr vizën Saliut, shqiptarët nuk do lënë që për shkak të tij tia heqin vizën edhe Shqipërisë. Kjo është një tentativë e tij në përpjekje për ti shpëtuar ndëshkimit të votës së shqiptaërve në 23 qershor theksoi Rama.
Kreu i listës së kandidatëve për deputetë të PS për Vlorën i është bashkuar thirrjes së kryebashkiakut Shpëtim Gjika ndaj kandidatit të pavarur për deputet Arben Malaj, duke i kërkuar të tërhiqet mbrapsht nga rruga e gabuar që ka nisur.
Do ishte rruga më e arsyeshme që ai të kthehej nga rruga e gabuar, të bëhet pjesë e skuadrës sonë. Në atë rrugë të gabuar me apo pa dashje ai i shërben Saliut deklaroi kryetari i PS.
Pjesë e bashkëbisedimit me gazetarët ka qenë edhe tema e shumëdebatuar, KQZ, ku Rama edhe pse shprehu gadishmërinë për dialog me mazhorancën, theksoi se cdo tentativë për ta përdorur për manipulimin e zgjedhjeve do të përballet me reagimin e popullit.
Nuk e di cfarë thotë njëri apo tjetri, di që sot KQZ nga një organizatë e pavarur është kthyer në një organizatë partie. Nëse do ta mbajë KQZ ai do ta mbajë bashkë me përgjegjësinë, ku mund të bëhet pjesë e një ndërmarrje për të manipuluar rezultatin. Nëse do të dialogojë për ti kthyer legjimitetin KQZ ne jemi gati. Përgjegjësia më e madhe për zgjedhjet i takon qevetrisë dhe kjo është shumëfishuar me marrjen në kontroll partiak të KQZ. Se kuptoj që merreni kaq shumë me KQZ, ne se kemi fare problem. Ne skërkojmë asgjë. Ne thjesht themi që ky nuk është institucioni që përcakton kodi zgjedhor. Larg qoftë që të përfshihet në manipulim sepse do të përballet me forcën e popullit. Askush smund të presë që ne të plotësojmë vendet vakante me bombardimin që iu bë këtij institucioni nga mazhoranca tha më tej ai.