Aksident, makina përplas për vdekje një fëmijë

Foto ilustruese / Arkiv
Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet që po lëvizte në aksin rrugor Kashar-Rinas. Makina që ka përplasur për vdekje makinë me targa TR 29 17 H drejtohej nga Dashamir Kuçi, i cili është shoqëruar nga policia.
Policia ka shkuar në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Mësohet vetëm se në momentin e përplasjes fëmija me inicialet S.D ka qenë duke kaluar rrugën. /F.S/