E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet i vrarë me armë një 34-vjeçar

Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është gjendur i vrarë mesditën e së enjtes në afërsi të një përroi në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në Dukagjin. Petrit Lufaj është gjetur rastësisht nga banorë të zonës që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Viktima ishte nga Tonaj i Shalës por së bashku me familjen jetonte në fshatin Shtoj në Shkodër.

Sipas policisë, trupi i viktimës është gjendur pranë një përroi, me shenja plumbash në trup dhe mendohet se ekzekutimi i tij është bërë rreth 500 m larg vendit ku është gjendur kufoma dhe pas vrasjes është zhvendosur pranë përroit. Vrasja është bërë me armë zjarri që mendohet se është automatik dhe ngjarja mund të ketë ndodhur në mëngjesin e së enjtes. Mësohet se viktima banonte në Shtoj ndërsa kishte shkuar në Tonaj për të kryer disa punime në tokën e familjes.

Nga hetimet e deritanishme, nuk dihet akoma shkaku i vrasjes së 34-vjeçarit dhe as autorët e tij. Ai ishte parë duke lëvizur në fshat prej disa ditësh pasi kishte ardhur nga vendi ku banonte. Policia ka shoqëruar disa persona për ti pyetur lidhur me lëvizjet e fundit të viktimës. Nuk ka akoma një version zyrtar për ngjarjen apo motivet e mundshme të saj , kjo dhe për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, terrenit të vështirë. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›