Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë/ Humb jetën 42-vjeçari te Ura e Çerkezës

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 16:45, në zonën e Urës së Çerkezës.
Automjeti i drejtuar nga shtetasja A. P. është përplasur me automjetin e drejtuar nga Q. T., 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Q. T. ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesja A. P. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor i Policisë është në vendngjarje dhe po kryen hetimet e plota për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit, duke përfshirë shkaqet e përplasjes.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/