E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një 57-vjeçar, që ishte pasagjer.

Ndërsa dy shoferët dhe një tjetër pasagjer kanë marrë lëndime më të lehta.

“Durrës/Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të  dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›