E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi ka humbur kontrollin e si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht 62-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›