Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 50-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.
Siç njofton policia, rreth orës 08:40 automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv