E Diel, 1 Nëntor 2026

Vonesat në numërim, Celibashi: Numërimi i votave të përfundojë brenda orës 24:00 të ditës së sotme, do të ketë sanksione ligjore

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi u ka bërë sot thirrje të drejtpërdrejtë partive politike për të marrë përgjegjësinë që u takon në përmbylljen e procesit të numërimit të votave. Në një deklaratë publike, KQZ thekson se procesi duhet të përfundojë brenda afatit ligjor, deri në orën 24:00 të ditës së sotme, duke nënvizuar se nuk ka asnjë arsye që ta pengojë përmbylljen në kohë të tij. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi paralajmëron se në rast të mosrespektimit të afatit, personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.

Celibashi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati.

Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.

Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›