E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Sarandë-Borsh, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Sarandë-Borsh dhe si pasojë, ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Viktima, i identifikuar si Jorgo Bitri, ishte duke udhëtuar nga Saranda drejt Borshit, kur ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Opel’ dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar përmbys në pjesën anësore të saj.

Përplasja me barrierat anësore të rrugës ka qenë aq e fortë, sa automjeti është shkatërruar plotësisht, duke bërë që 60-vjeçari të humbte jetën në vend.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Me 60-vjeçarin kanë qenë duke udhëtuar edhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë ishin shkaqet kryesore për aksidentin e rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›