E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orë e para të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›