Aksident me vdekje në galerinë e kromit në Martanesh (EMRI)

Një 62-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte teksa ishte duke punuar në një minierë në zonën e Theknës, në Martanesh.
Sulejman Kurti, me detyrë administrator, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar e si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv