E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Berat, shoferi i makinës merr para pemët dhe përfundon në lavazh

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”.

Shoferi i një automjeti tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës.

Makina më pas ka përfunduar  në anë të një kanali, pranë një lavazhi.

Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Banorët e zonës dhe kalimtarët kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë të cilët po kryejnë veprimet e para proceduriale në venndgjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›