E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, përplasen tre makina, një i lënduar

Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e sotme në Lezhë, në vendin e quajtur “kthesa e Balldrenit”.

Një autobus, një kamionçinë dhe një veturë janë përplasur me njëra-tjetrës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në Lezhë.

29-vjeçari është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›