Aksident në Deçan, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur pak minuta më parë në Deçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Policia rajonale e ka konfirmuar aksidentin për Indeksonline, mirëpo sipas tyre më vonë do të dalin me një komunikatë për media./Indeksonline/