Pesë të lënduar, bllokohet trafiku

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë. Një person ka humbur drejtimin e automjetit me ç’rast e ka goditur një shtyllë ndriçimi e cila më pas u ka rënë përmbi katër kalimtarë të rastit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e Policisë në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku sipas mjekëve kujdestar gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Njësiti i trafikut është duke u marre me hetimin e këtij aksidenti./Indeksonline/