E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Durrës, plagoset rëndë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është plagosur rëndë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti. Ngjarja është shënuar në lagjen nr.14 në Durrës. Raportohet se 60-vjeçari po kalonte rrugën në momentin kur është aksidentuar. Automjeti drejtohet nga një 44-vjeçare me iniciale A.B.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari shtë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›