E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e Spiropalit, Bylykbashi: Tregues i qartë i dy standardeve

ELISA SPIROPALI

MINISTRE PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN

“Ju ftoj te mbajme nje min heshtje per Edmond Spahon”

Kjo deklaratë e ministres Elisa Spiropali solli reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila kërkoi përjashtimin e saj nga parlamenti, për shkak të përdorimit të fjalëve fyese ndaj deputetit demokrat, Edmond Spaho. Por ashtu siç pritej, mazhoranca socialiste e hodhi poshtë këtë kërkesë, vendim i cili sipas opozitës tregon përdorimin e dy standardeve nga Partia Socialiste.

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR, PD

“Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të ciilët janë përjashtuar.”

Sipas Bylykbashit, e gjithë kjo tregon se përjashtimi i deputetëve demokratë nuk ka lidhje me rregulloren, por synon të godasë opozitën.

 “Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumenta që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqsore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton.”

Prej fillimit të këtij sesioni, në muajin janar mazhoranca si asnjëherë më parë ka përjashtuar 27 deputetë demokratë, ndërkohë që kërkesat e opozitës për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama apo ministren Elisa Spiropali janë hedhur poshtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›