E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Elbasan/ BMW del nga rruga dhe përfundon në arë, “zhduket” shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Gjinar.

Mësohet se një makinë e zezë tip “BMW” x5 ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pasi është njoftuar nga banorët e zonës, por nuk ka arritur të gjejë asnjë person, as shoferin.

Rrethanat e aksidentit dhe arsyeja e braktisjes së makinës mbeten mister.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›