E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan-LibrazhdPlagosen rëndë dy persona

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në aksin rrugon Elbasan-Librazhd.
 
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rënëdë të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.
 
Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lëvizjes së automjeteve tej normave të lejuara.

(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›