Gafa e kryeministrit spanjoll në mesazhin ngushëllues, "copy paste" e nxjerr bllof
MADRID - Në paragrafin e fundit të mesazhit ngushëllues të kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, për viktimat e aksidentit hekurudhor në Santiago de Compostela, përsëritet mesazhi i ngushëllimit që iu dërgua autoriteteve kineze për viktimat e tërmetit në Gansu, si pasojë e një "copy-paste" nga punonjësit e zyrës së shtypit të presidencës.
Në tekstin e publikuar nga e përditshmja spanjolle "El Mundo", kryeministri Rajoy i cili është me origjinë nga Santiago de Compostela, u shpreh i tronditur duke dhënë ngushëllimin e tij për të gjthë spanjollët.
Për më tepër, ai theksoi se si autoritetet qendrore ashtu edhe ato lokale mobilizuan të gjitha mjetet për të përballuar me profesionalizëm rastin e emergjencës.
Kryeministri spanjoll gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për familjet dhe shtoi se do të sqaroheshin shkaqet e incidentit.
Më pas, shfaqet paragrafi i fundit, në të cilin përmendet tërmeti kinez, ku Rajoy u shprehte ngushëllimet më të ndjera autoriteteve kineze dhe familjarëve të viktimave për humbjen e jetëve gjatë tërmetit në Gansu (?!).
(e.m/BalkanWeb)