Aksident ne Elbasan humb jeten 45-vjecari

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pak para mesnatës në qytetin e Elbasanit si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë doganës ku Shefqet Çekini është përplasur nga një makinë në momentin që ka zbritur nga mjeti i tij. Trupi i 45-vjeçarit u gjet në rrugë nga kalimtarët të cilët lajmëruan uniformat blu. Pas verifikimeve të policisë rezultoi se 45-vjeçari kishte gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes nga një mjet që lëvizte me shpejtësi tej normave. Policia bëri të mundur identifikimin e viktimës dhe vetëm pas Aksidente rrugoreMakina përplas motorin, vdes 50-vjeçari Edukata e qarkullimit në rrugë Aksidentohen për vdekje dy gra disa orësh arriti të ndalojë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Siç bën me dije policia, 40-vjeçari Riza Osmani pasi përplasi për vdekje me mjetin e tij shtetasin Shefqet Cekini, u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po merr në pyetje dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe drejtuesin e mjetit për të mësuar shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë. / Top Channel