Stone mahniti të gjithë në Kanë

Sharon Stone duhet të ketë bërë marrëveshje me djallin për tu dukur në këtë formë në moshën 55 vjeçare, shkruajnë mediat.
Aktorja rrokullisi vitet pak ditë më parë kur shkëlqeu në tepihun e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.
20 vjet pasi u paraqit në ekranin e madh me trillerin psikologjik “Basic Instinct”, dukej se Stone e ka gjetur vërtetë sekretin e të mbeturit e re.
Nuk është për tu habitur se si bosi i stolive Fawaz Gruosi nuk mund të largonte duart nga ajo, në promovimin e stolive të reja “Grisogono”.
Stone kishte mahnitur edhe në fustan blu në shfaqjen e filmit “Behind The Candelabra”, me aktorin nga “Basic Instinct”, Michael Douglas./Indeksonline/