Aksident në Fier, 2 të vdekur, 1 e plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Pishporo ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona dhe një tjetër është plagosur. Sipas informacioneve një makinë me targa të Vlorës ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Mësohet se për pasojë kanë vdekur një çift dhe është plagosur një i afërt i tyre. Viktimat janë Nebi Mataj 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij Liljana Mataj ndërsa është plagosur rëndë
Dallëndyshe Isufaj 49 vjeçe. Mësohet se çifti së bashku me të afërmen e tyre ndodheshin në një drekë familjare në fshatin Dishan, dhe pas drekës po ktheheshin për në banesën e tyre në Vlorë. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën dy personave