Aksident në Fier, 62-vjeçari përplaset me një mjet mallrash

Njoftimi:
Në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”, shtetasi S. H., 62 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me një mjet teknologjik (pirun ngritës), me drejtues shtetasin J. F., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi S. H. ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.