E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Katërmbëdhjetë protestuesit e arrestuar dy ditë më parë pas protestës para Kryeministrisë janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të vendoset masa e sigurisë ndaj tyre.

Seanca gjyqësore do të përcaktojë masën që do të caktohet për secilin prej të arrestuarve, të cilët u ndaluan pas përplasjes me policinë gjatë protestës.

Jashtë Gjykatës së Tiranës janë mbledhur protestues dhe mbështetës të të arrestuarve, të cilët kanë kërkuar lirimin e tyre.

Arrestimet u kryen pas protestës së 1 shtatorit, gjatë së cilës pati tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit pranë Kryeministrisë. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›