E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fier! Makina përplas motorrin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Kraps. Një makinë është përplasur me një motorr.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorr ka përfunduar në rrugë duke marrë dëmtime të shumta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi:

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›