E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Motorri përplas këmbësorin, të dy transportohen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier.

Një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit.

Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›