E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, plagoset 47-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”.

Sipas njoftimit të Policisë, motomjeti që drejtohej nga një 47 vjeçar ka dalë nga rruga. Si pasojë 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›