E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe pyjore mes dy fshatrave

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele një sipërfaqe pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në Gjirokastër.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, zjarri ka dy vatra aktive të shpërndara në dy kodra të ndryshme, ndërsa terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete pranë flakëve.

Për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë, zjarri është vlerësuar si masiv dhe është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së për të vënë situatën nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synimin që zjarri të mos përhapet drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›