Aksident në Fier, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Kafarajt” në Frakull të Fierit.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.
“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv