E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier vdes 19 vjecari

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një 19-vjeçari ka ndodhur pasditen e së dielës në rrethin e Fierit.

Viktima Fatjon Kapaj po ecte me motor, ndërkohë që u përplas nga një makinë e drejtuar nga shtetasi Mustafa Avdija. Nga burimet e para, dyshohet se ky i fundit ishte i dehur.

Aksidenti ndodhi në komunën Frakull në vendin e quajtur Sheq-Musalalaj. Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe 53 vjeçari Avdija.  

Sipas burimeve të para 19 vjeçari vdiq në vend, ndërsa shoferi u dërgua në spital.
Aksidente rrugore
Korçë, bie nga traktori, humb jetën
Makina del nga rruga e bie në lumë
Aksident në Lushnjë, 27-vjeçari në rrezik për jetën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›