Greqi humbje votash per partite e medha

Sondazhet e para në zgjedhjet parlamentare greke tregojnë se dy partitë kryesore kanë pësuar humbje të mëdha.
Sondazhet që po transmetohen në të gjithë Greqinë, tregojnë se partia qendrës së djathtë Demokracia e Re është në krye me 17-20 për qind të votave.
Syriza, një koalicion i krahut të majtë, është vendosur në vendin e dytë duke lënë partinë e qendrës së majtë, PASOK vetëm në të tretin.
PASOK dhe Demokracia e Re kanë qenë në koalicion që nga nëntori i kaluar dhe pritej të humbnin mbështetjen e kandidatëve Kriza grekeGreqia përballë dilemës“S&P” nxjerr Greqinë nga “falimentimi”"Greqia në euro, një gabim" që ishin kundër masave-shtrënguese.
Zemërimi i përhapur në të gjithë Greqinë për masat e ashpra të imponuara nga qeveria në këmbim të huave ndërkombëtare, pasqyroi rezultatin.
Sondazhet e publikuara në televiziont në shkallë kombëtare, tregojnë Demokracinë e Re me 17-20 për qind të votave; Syriza në 15.5-18.5 për qind dhe PASOK në vendin e tretë me 14-17 për qind.
Demokracia e Re kishte shënuar 33.5% në zgjedhjet e fundit në vitin 2009. Ndërsa PASOK 43.9 për qind.
Partia Neo-naziste “Agimi i Artë”, mund të hyjë në parlament për herë të parë nëse do të bëhet realitet parashikimi i sondazheve që e tregon me 6-8 për qind të votave.
Në rezulatet e para të treguara nga sondazhet, vota e grekëve ashtu siç pritej ishte një votë proteste dhe ndëshkimi, një cunam zgjedhor ndaj dy partive të medha, PASOK dhe Demokracia e Re, të cilat kanë udhëhequr vendin në 37 vitet e fundit dhe fajësohen për krizën ekonomike që po kalon Greqia si dhe për marrëveshjen e huasë të nënshkruar me BE dhe FMN.
Sipas analistëve këto zgjedhje mund t’i japin fund sistemit dy partiak që zgjat prej 37 vjetësh.