E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, vetura përplas një çiklist pranë shkollës “Janaq Kilica”

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit, pranë shkollës 9-vjeçare “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar automjetin e përfshirë në ngjarje, të tipit “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet E. B.

Drejtuesi i biçikletës është marrë menjëherë nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, i dëmtuari mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po vijojnë veprimet intensive në terren për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›