E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Gjirokaster vrasje ne Tirane

Një aksident i rëndë, ku humbën jetën 3 persona, ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një automjet të markës Fiat, me targa greke, i cili u përplas fillimisht me bordurat anësore të rrugës dhe më pas shpërtheu në flakë. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe viktima të tij janë vëllezërit Faik e Luan Mançellari, përkatësisht 57 dhe 62 vjeç, si dhe djali i Luanit, Laurenti. Personat që humbën jetën janë nga Qafë Gjashta e Sarandës. Policia tha se, disa kalimtarë të VrasjeElbasan e Lezhë, dy ngjarje të rënda Arrestohen vrasësit e shqiptarëveTiranë, ekzekutohet me armë 45-vjeçari rastësishëm u përpoqen t’u vinin në ndihmë viktimave, por shpërthimi i menjëhershëm i flakëve pas përplasjes, e bëri të pamundur një gjë të tillë. Vritet me thikë 22-vjeçari U qëllua pas një grindjeje banale në rrugën “Don Bosko” në Tiranë Një i ri 22-vjeçar gjeti vdekjen, pasi u sulmua me thikë te zona e “Don Boskos”, këtu në Tiranë, ndërsa policia arrestoi një person si të dyshuar për këtë ngjarje. Viktima është Arbër Mitro nga Tirana, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa vrasësi quhet Elton Bajaraktari, i cili u vetëdorëzua në komisariat. Burime të policisë thanë gjithashtu se, nga të dhënat e para rezulton se ngjarja lidhet me një konflikt të çastit mes dy të rinjve, që më pas përfundoi në një përleshje me armë të ftohta. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›