E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy vizite ne Kosove

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy do të mbërrijë në Prishtinë ditën e hënë në një vizitë zyrtare ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.

Vizita e Van Rompuy është e para pas çeljes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës. Dhënia e kësaj drite jeshile dhe hapat e tjera në reforma dhe forcimin e shtetit ligjor si dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin pritet të jenë në qendër të bisedimeve të Presidentit të KiE-së me zyrtarët e lartë kosovarë. Kosova përfitoi nisjen e bisedimeve për MSA-në me Brukselin, ndërsa Serbia do të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit në janar të vitit të ardhshëm, dhe nga analistët kjo shihet si “shpërblim” për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruara në muajin prill. Kuvendi i Kosovës ratifikoi këto marrëveshje mes protestave të Lëvizjes Vetëvendosje. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›