E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Ishull- Lezhë, tre të lënduar, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 21:30, në  Ishull- Lezhë një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., është përplasur me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime serioze./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›