E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Kolonjë/ Automjeti përplaset me barrierën anësore, shpëtojnë drejtuesi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Kolonjë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.

Sipas të dhënave, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›